Rritja e temperaturave keto dite, ka detyruar Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, te dali me nje njoftim.

Keshtu, sipas IGJEUM ditën e sotme dhe nesër parashikon një rrezik të lartë për zjarret në pyje për shkak të temperaturave të larta në qarkun e Fierit. Niveli i rrezikut paraqitet i moderuar dhe i ulët në zonat e tjera të vendit.

Sot pasdite (e mërkurë dt.21) dhe nesër (e enjte dt.22) pritet nivel “i lartë” rreziku në qarkun Fier, ndërsa niveli “i moderuar” rreziku në qarqet Gjirokastër, Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë, Berat dhe Korçë pritet nivel “i ulët” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme” njofton IGJEUM.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu