Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës.

Në prononcimin për mediat përballë kryeministrisë ajo tha se kjo është një gjë kalimtare dhe se qeveria nuk ndërhyn dot, pasi tregu është i lirë.

Sipas saj, çmimi është ndikuar nga çmimet në bursë, por që pas 6 muajve të parë të këtij viti pritet që kthehet në normalitet.