Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbajë edhe për një vit në monitorim importuesit e mëdhenj të miellit te cilët i shpëtuan gjobës 5 milionë euro qe propozoi sekretariati i Komisionit te Konkurrencës pas shkeljeve të konstatuara.

Sipas vendimit te zbardhur ku ishte votuar kundër gjobës thuhet se edhe pse në hetimin e kryer mbi këtë treg u konstatua sjellje e bashkërënduar mes kompanive përcaktuese gjjithashtu të çmimeve, megjithatë përsëri nuk janë gjetur provat për ndeshkimin e tyre.

“Gjatë monitorimit është ndjekur e njëjta metodologji e përdorur në raportin e hetimit të thelluar për analizën e të dhënave të shitjeve mujore të depozituar nga ndërmarrjet për miellin nga gruri  i zakonshëm, i cili u mbyll me VKK nr. 700/2020, pasi nuk u gjatën prova që vërtetonin komunikimin apo ndonjë marrëveshje të shkruar ndërmjet ndërmarrjeve, për kushtet e tregtimit, fiksim çmimesh, burimet e furnizimit, apo çdo element tjetër që mund të kufizojë, të shtrembërojë, apo pengojë konkurrencën”, thuhet në vendimin përfundimtar.

Argument tjetër i dhënë për mos ndëshkimin e këtyre kompanive ështe edhe fakti qe kompanitë nuk kanë të njëjtin fitim si rrjedhojë peshën në treg nuk e kanë të barabartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu