Policia e Tepelenes ende nuk ka nje informacion te sakte nese Ali Beta 60 vjeç nga fshati Vasjar ne Memaliaj, ka humbur jeten teksa nje dite me pare u rrëzua në një humnerë 200 metra ne zonen e Kurveleshit ne Tepelene.

Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme ne oren 09:15 ne hyrje te fshatit Nivice ku 60 vjecari u rrezua aksidentalisht nga Ura e Madhe. Sherbimet Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe pritet ndërhyrja e grupit të forcave Renea për nxjerrjen e shtetasit 60 vjecarit pasi është terren shumë i vështirë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Mesohet se 60 vjecari ishte duke mbledhur bime medicinale ne zonen e Kurveleshit teksa i ka shkare kemba duke rene nga nje lartesi prej 200 metrash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu