Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi për Kodin Zgjedhor.

Komisioneri kërkoi nga Rama dhe mazhoranca e tij që të presin përgjigjen e Komisionit të Venecias për Kodin, por kreu i mazhorancës nuk mendon kështu.

Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Kam besim se Komisioni i Venecias do t’i këshillojë së shpejti palët shqiptare për implementimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut.

Parlamenti duhet të marrë në konsideratë të presë për votimin për të llogaritur edhe këtë këshillë. Pres me padurim zgjedhje të lira e të ndershme në prill 2021’, shkruan Komisioneri i Zgjerimit në Twitter.

Rama në përgjigjen e tij shkruan në Twitter se mazhoranca e tij do ta miratojnë Kodin pa ndryshime, ashtu siç edhe ka bërë në 30 korrik.

‘Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË!

Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng!

Opinioni i Venezias mirë se të vijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave’, shkruan Rama.

Opinioni i Venezias mirë se të vijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave’, shkruan Rama.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu