Kryeministri Edi Rama ka folur për kushtet e reja të vendosura nga Gjermania. Sipas Ramës, Kancelarja Gjermane ka vendosur veton dhe ka thënë se nuk do të ketë ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kryeministri është shprehur se këto kushte të vendosura nga Gjermania janë për politikën e tyre të brendshme.

“Dëgjoj këtu që Gjermania ka vënë kushte, pse i ka vënë?  I ka vënë për çfarë, i ka vënë për politikën e vet të brendshme dhe në funksion të asaj politike dhe pse bëhet debat deri në momentin e fundit se ka vota pro dhe vota kundër, për politikë të brendshme.
Nga ana tjetër, Gjermania e tha qartë, ka thënë Po, se kancelarja ka vënë veton se nuk ka ndoreje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ka thënë po”, ka thënë Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu