Ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot, e tërhequr prej vitesh tashmë, ka befasuar me opinionin e saj ekstrem mbi sëmundjen që sot ka gjunjëzuar botën.

Intervista e saj, që do të dalë e plotë në të përjavshmen “Oggi” me rastin e ribotimit të autobiografisë së aktores së madhe, është plot me opinione ekstreme që nisin nga aktualiteti politik e deri tek Covid 19.

“ Unë jam për një qeveri autoritare, të aftë të vërë rregull në shtëpinë tonë të madhe. Kur mendoj se qeveria franceze I margjinalizon qytetarët e varfër që punojnë fort, por marrin më pak ndihma se emigrantët, kjo më tmerron”, shprehet ajo. më tej, flet dhe për pandeminë.

“ Druhem se Covid dhe sëmundje të tjera të mëdha si kjo që po paralajmërohen, do të rivendosin në mënyrë të dhimbshme një rend të ri. Kur ata 5 miliardë njerëzit e tepërt mbi këtë tokë të zhduken, natyra do të rifitojë të drejtat e saj. pyes vetën a mos vallë ky virus është dicka e mirë? Mos është një lloj vetërregullimi nga një mbipopullim I qartë, të cilin nuk kemi qenë të zotët ta kontrollojmë”, mësohet të ketë thënë ajo.

Me të tilla pohime, nuk është cudi që publikimi i intervistë së plotë të pasohet me polemika të mëdha, në Francë e jashtë saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu