Shqipëria dhe populli i saj përgjatë këtyre 30 viteve demokraci dhe pluralizëm janë veçuar, si më pro euro-atlantikët në këtë kontinent.

Por qëndrimet kontradiktore dhe shpesh jo koherente me raportet që prodhojnë vetë për Shqipërinë, të burokratëve të lartë të Brukselit, duket se me kalimin e kohës kanë ulur shumë reputacionin e zyrtarëve perëndimorë që merren me vendin tonë.

Reputacioni i ndërkombëtarëve që tolerojnë shpesh gjendjen kriminalo-korruptive në Shqipëri dhe për të cilën flitet shpesh në parlamentet dhe mediat e tyre, është fakt se ka rënë shumë kohët e fundit në publikun shqiptarë.

Sa herë që në Shqipëri bëhen zgjedhje, ata deklarojnë se është ‘bërë hap përpara’ dhe nga ana tjetër kërkojnë reformë rrënjësore zgjedhore. Kur kjo reformë sabotohet dhe degradohet nga Edi Rama, si në rastin e fundit me shkeljen e marrëveshjes së ‘5 Qershorit’, një pjesë e ndërkombëtarëve bëjnë sikur nuk e shohin atë që po ndodh.

E njëjta gjë edhe për situatën e krimit të organizuar, pastrimin e parave në ekonominë shqiptare, korrupsionin galopant qeveritar, etj, etj.

Në raportet e përvitshme të institucioneve përkatëse në BE dhe të Departamentit të Shtetit në SHBA, situata e rëndë me krimin dhe korrupsionin pasqyrohet pa retushim çdo vit. Por kur vjen puna te zyrtarë të lartë që vizitojnë Tiranën apo ambasadorë të caktuar, qëndrimet zbuten duke i dhënë edhe më shumë frymëmarrje qeverisë, Rama, e cila jo vetëm ka falimentuar vendin, por edhe e ka vënë në shërbim të krimit ndërkombëtarë dhe atij ekonomik.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu