Kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko reagon për braktisjen e madhe që po i bën qeveria Gjirokastrës sidomos zonës muzeale që është dhe krenaria e qytetit.

Përmes një deklarate për shtyp, zoti Aliko ka reaguar mbrëmjen e sotme për indiferencën dhe mungesën e përkushtimit ndaj banesave karakteristike që përqëndrohen në zonën historike të qytetit prej institucioneve përgjegjëse.

Kreu i PD Gjirokastër ka kërkuar përkushtim dhe ndërhyrje emergjente nëpër këto banesa të cilat janë të pambrojtura dhe të ekspozuara përballë cdo kohe të keqe.

Deklarata e plotë e PD Gjirokastër.

Koha e keqe gjatë ditëve të fundit, përvecse nxori në pah paaftësinë menaxhuese të strukturave të Bashkisë Gjirokastër për të përballuar situaten emergjente, zbuloi edhe një tjetër fakt që është jo pak i njohur për gjirokastritët.

Banesat karakteristike në pjesën historike, po shemben sa herë që ka mot me rreshje të shumta. Ikona historike e qytetit tonë për të cilët krenohemi dhe që jemi vlerësuar nga UNESCO, po jep shpirt. Apeli i Partisë Demokratike drejtuar institucioneve përgjegjëse vendore, rajonale dhe qëndrore është ky: Lëreni demagogjinë shterpë për investime serioze në Gjirokastër tek pjesa muzeale që janë produkt i abuzimeve me fondet e taksapaguesve shqiptarë dhe bëhuni seriozë.

Nuk mundet që me milionat e shpenzuara vetëm në një pjesë të qytetit të krenohesh se i jep frymë dhe i ndryshon pamje me karakter aparencial. Gjirokastra nuk është vetëm Pazari Karakteristik, por të gjitha ato banesa të kategorisë së pare dhe të dytë, të cilat lëngojnë nga mungesa e përkujdesjes së detyruar nga shteti pasi statusin e kanë të tillë që mbrohen.

Nëse ju mungon dëshira për t’i bërë mirë Gjirokastrës sidomos pjesës historike, kursejeni propagandën për rigjenerim e saj në pjesën muzeale, pasi qyteti ynë po rrënohet përditë si pasojë e indiferencës suaj. Përditë po bien cati si banesa Lolomati në Pazarin e Vjetër, rrëzohen mure si ai i djeshmi në lagjen Mecite tek banesa Cani cka humbasin vlera të patjetërsueshme me të cilat Gjirokastra krenohet.

Kthejeni vëmendjen sepse Gjirokastra është e të gjithëve dhe cdokush ka një kontribut në mbajtjen saj në këmbë.

Reflektoni sa më shpejt për të mirën e qytetit tonë, mos prisni kohën të bëjë punën e vet, por juve pushtetarë bëni punën tuaj duke mbajtur apo mirëmbajtur këtë vlerë të UNESCO-s.

Kryetari i PD Gjirokastër Dasho Aliko

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu