Një efektiv policie është goditur me grushte për shkak të detyrës ditën e djeshme.

Efektivi i qarkullimit rrugor në Korçë Zh.B. , është goditur nga një 48-vjeçar L. Ç., pasi ky i fundit ka marrë gjobë nga polici dhe i është hequr patenta.

Gjoba ka qenë për mungesë të kontrollit teknik të automjetit, ndërsa shoferi e ka ndaluar dje punonjësin e policisë (jashtë shërbimit), duke e goditur me grusht.

Çështja i ka kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që 48-vjeçari është shpallur në kërkim.