Klubi i Futbollit, Shkumbini dënohet me humbjen e ndeshjes 3-0 kundër Delvinës për dhunën e ndodhur të dielën në Peqin.

Shkumbini dënohet me humbjen e ndeshjes 3-0 kundër Delvinës për dhunën e ndodhur të dielën në Peqin. Po ashtu, u dënuan me 5 ndeshje pezullim 4 futbollistë, 2 të Shkumbinit dhe 2 të Delvinës që janë përfshirë në sherrin masiv.

FSHF ka hapur hetim për administratorin e Shkumbinit, Hasbajrami i cili u përfshi në sherrin që solli ndërprerjen e ndeshjes në minutën 8.

Një nga vendimet më të rëndësishme të kësaj jave ishte humbje e ndeshjes në tavolinë  nga Shkumbini për shkak të kaosit të krijuar në ndeshjen ndaj Delvinës në Kategorinë e Dytë.