Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kinë. Pas disa ditësh qetësie, ku nuk u raportua për asnjë të infektuar, gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë shënuar 108 raste të reja dhe numri i të prekurve ka shkuar në 82,160. Ndërkohë,  gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 persona. Deri më tani në shtetin kinez, aty ku për herë të parë u përhap COVID-19. kanë humbur jetën  3,341 qytetarë.

Në të gjithë botën rezultojnë të infektuar mbi 1.8 milionë njerëz. Numri total i viktimave ka shkuar në 114,256. Sakaq, vendet më të prekura janë Amerika, Italia, Franca, Spanja dhe Kina.

Burimi:worldometers.info/coronavirus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu