Gjate rinumerimit te kutive te Qarkut Berat ne KAS, ka ndodhur nje incident.

Keshtu, sipas përfaqësuesit  te PD-së prane KAS-it, Marash Logu, behet e ditur se si është kërcënuar vëzhguesi i PD-së nga vëzhguesja e PS-së.

“Ky është një nga momentet më të rënda të procesit. Në tavolinën nr. 3 Jonana Melengu, vëzhguese e PS-së ka kërcënuar vezhguesin e PD-së me fjalët “Do ta shohim kur të dalim jashtë, do të ta pres gjuhën”

“Kjo shtetase u kap duke shpërndarë ndihma për qytetarët në datën 20 Prill në Berat.  Joana Melengu sot ka kërcënuar përpara syve të të gjithë shqiptarëve në KQZ një vëzhgues të Partisë Demokratike”.

“Kjo shtetase guxon të intimidojë një vëzhgues të Partisë Demokratike dhe ju në vend të ndërprisni punën vijoni mbledhjen. Kjo është një skenë krimi aty u kërcënua një vëzhgues i Partisë Demokratike dhe ju vijoni”, tha Marash Logu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu