Sot ka nisur mësimi për sistemin parauniversitar.

Pas pushimeve të zgjatura dimërore rreth 480 mijë nxënës do të rifillojnë shkollën.

Mësimi do të vijojë i alternuar, me prani fizike në shkollë dhe online.

Konkretisht, nga klasa e parë deri në të pestën, si dhe klasa e 12-ë do ta zhvillojnë mësimin fizikisht, ndërsa pjesa tjetër në mënyrë të alternuar.

Shkolla ishte parashikuar të riniste më 4 janar, por për shkak të situatës së pandemisë, pushimet dimërore u shtynë me një javë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu