Kryeministri Edi Rama u kërkoi edhe sot durim qytetarëve që humbën banesat e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Njerëzit kërkojnë të dinë se kur do të kthehen në shtëpi. Duam të bëjmë një proces rindërtimi ku gjithçka të jetë sipas standardeve dhe kushteve optimale për ato kategori ndërtesash që janë pjesë e procesit. Është e nevojshme të bëhet pak durim. Më vjen keq që në raste të caktuara kam parë dezinformim”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë procesi i rindërtimit është në një fazë të re pasi tashmë janë zonat e përcaktuara për t’u zhvilluar dhe modelet e banesave individuale.

Kreu i qeverisë u shpreh se në ditët e ardhshme do të hapet procedura e garës ndërkombëtare për të ftuar kompanitë që do të ofrojnë ndihmën e tyre për zhvillimin e këtij projekti

“Kemi përfundimisht zonat e përcaktuara të zhvillimit. Një pjesë e madhe e planeve dhe ndër to kemi planet e avancuara të Laçit, Thumanës, Shijakut që janë tre zonat ku rindërtimi do të nisë më shpejt sesa në zonat e tjera. Kemi modelet e konfirmuara të banesave individuale sipas tipologjive. Jemi gati që ditët e ardhshme të dalim në procedurën e garës së hapur ndërkombëtare për të ftuar kompanitë që do të ofrojnë suportin për shtëpitë individuale. Kemi të dhënat lidhur me institucionet arsimore dhe shëndetësore që të fillojmë dhe lidhur me to procedurën e garës që të fillojë dhe aty rindërtimi”, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu