Nga Beqir Gjika Zv kryetar i PD-se Gjirokaster

Rilindja socialiste 7 vjet e gjysëm me pare erdhi me një zell të madh që këtej e tutje do të ringjallemi si Krishti.

Shume veta e besuan, disa prisnin se do të shpërndaheshin luget e floririt, kocensionet do të anulloheshin, mëkatarë do të digjeshin ne flakët e ferrit.

Asgjë nuk ndodhi kështu:

E para: Koncensionet u shtuan dhe nuk ngeli gjë pa u shitur nga Rilindja.

E dyta: Shqipëria u shpopullua.

E treta: Ekonomia pesoi kolaps te papare.

E katërta: Njesite e shitjes apo biznesi i vogel u pakesuan cka u shnderruan ne objekte te deshtuara nga aktiviteti cka iu ngjit nje tabele per dhënie me qera.

E pesta: Taksat dhe tatimet u rritën për të varfëruar masën dhe favorizuan oligarket jo shtetin.

Njekohesisht sporti dhe kultura u shkatërrua, ku stadiumi i porsa restauruar me 350 milion lekë ka të njëjtën fotografi me atë të pallatit të sportit që shet kartosere, kollë pllakash dhe lojra. Une nuk jam ndonjë ekspert ekonomie por kete unë e shoh me syrin e lire në qytetin e Gjirokastrës ashtu siç e shikoni ju të gjithë përveç të verbuarve rilindas që gëzojnë rrogën në fund të muajit.

Tashmë kur zgjedhjet po afrojnë deputetët e Rilindjes nuk lënë stan dhish e koshere bletesh pa shkuar e pa premtuar se do të perfitojne subvencione!…….. E qarte per te gjithe edhe per ata socialiste qe shpetthejne nga zemerata per kete kaste hajdutesh te se ardhmes sone te perbashket.

Ora po afron dhe ndeshkimi me vote e Rilidjes eshte proces i pandalshem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu