Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka shpallur listën me 28 lojtarë që janë ftuar për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Katar “2022”.

Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në transfertë.

Tekniku italian ka kthyer për këto sfida, mbrojtësin Arlind Ajeti, që mungon prej një kohe të gjatë në kombëtare. Gjithashtu nuk mungojnë as risitë, ku për herë të parë grumbullohen, Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj. Për ndeshjet e këtij muaji është grumbulluar edhe Florian Kamberi, i cili ende nuk ka bërë debutimin me Shqipërinë.

Nga Superiorja, Reja ka thirrur mbrojtësin e Tiranës, Erjon Hoxhallari, por ka lënë jashtë liste portierin e Partizanit, Alban Hoxha.

Lista:

Image

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu