Rizgjidhet për një mandat të dytë kryetari i PS Këlcyrë Hodjan Selmani.

Pas dy sfidash zgjedhore fituese në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme, anëtarësia e Asamblesë së PS Bashkia Këlcyrë, rizgjodhi në këtë detyrë Hodjan Selmanin pa patur kandidaturë alternative. Më herët anëtarësia e asamblesë, kishte rënë në një emërues të përbashkët për të qenë vetëm një kandidaturë pa kandidat alternativ dhe rrjedhimisht kërkohej thjesht një rikonfirmim përmes një procesi zgjedhor.

Hodjan Selmani drejton Partinë Socialiste të Këlcyrës prej vitit 2016 ndërkohë që më herët ka mbajtur pozita të tjera drejtuese në strukturat e Partisë Socialiste të rrethit si kryetar i FRESSH, drejtor i Zyrës së Punës.

Prej gushtit të vitit të kaluar Hodjan Selmani është zgjedhur nënkryetar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu