Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë skulptori i njohur Arben Bajo, i cili ishte infektuar me Covid.

Ai ndodhej në gjendje të rëndë dhe i intubuar te spitali Infektiv, ndërsa dje miqtë e tij bënë apel se 53 vjeçari ka nevojë urgjente për gjak A-NEGATIV nga një person që ka kaluar koronavirusin.

Lidhur me këtë lajm kanë reaguar miq e figura të njohura të artit e politikës. Një ndër ta është edhe deputeti socialist Fate Velaj, i cili në postimin e tij shkruan se askush nuk e ndihmoi dot.

ARBEN BAJO nuk është më.  Unë nuk e ndihmova dot. As ti. As ai dhe ajo. As shteti. As Vace Zela.  Bronxi i saj. Kitara.As Sebastian Vaca tek “Vdekja e një artisti” në dekadencën e një shoqërie “elitare” dhe të paskrupull, e përdorur për të imponuar këndvështrimin e saj, tekat e saj. R. I. P. Kohës Tonë. R. I. P. Bronxit”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu