Ministria e Arsimit ka bërë me dije se regjistrimet e nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë do të bëhen përmes platformës e-Albania.

Afatet e regjistrimit për klasat e para nisin nga dita e sotme deri më 17 korrik, ndërsa për klasat e 10-ta nisin nga data 12 korrik dhe përfundojnë në datë 24 korrik.

“Nisur nga përvoja e vitit të kaluar për pilotimin e regjistrimit elektronik të nxënësve në shkollat e qyteteve qendër qarku, si dhe duke reflektuar të gjitha sugjerimet e ardhura nga ju për përmirësimin e procesit, këtë vit ia dolëm që në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë të bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania. Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.

Afatet e regjistrimit do të jenë si më poshtë:

Për klasat e para 4 – 17 korrik.

Për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik.

Ne jemi të angazhuar maksimalisht që të gjitha shkollat tona të ofrojnë arsim cilësor, gjithëpërfshirës dhe të barabartë për nxënësit, si në qendër ashtu edhe në periferi të çdo bashkie. Prandaj e vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj për të regjistruar fëmijët në bazë të vendbanimit.

Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin!”, njofton ministrja Kushi.