Kanë tre ditë që Rilindja në Gjirokastër dhe periferi, po merret me kandidaturat e PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Aq shumë po merren saqë dekonspirojnë edhe orjentimet nga vijnë, qofshin këto edhe nga pakënaqësitë apo reagimet emotive të të pakënaqurve. Kurba e sulmeve ka njohur rritje përditë aq sa është kthyer në një cështje “emergjente” për Rilindjen në Gjirokastër.

Qelbësit e Rilindjes kanë rimarrë kalemin në dorë dhe po e përdorin si “mitraloz” ndaj emrave që u prishin rehatin. Madje ndonjëri prej këtyre kalemxhinjve sot drejtor, në shterpësi krijuese, personalizon debatin e celur rishtaz duke kanalizuar cështjen në nivel baltosjeje në mungesë të servirjes së argumenteve. Dy personazhet që sot ndodhen në epiqendër të Rilindjes dhe kalemxhinjve të tyre perversë, janë Entela Fico dhe Tritan Shehu.

E para konkurron me modelin e gruas së suksesshme në profesion, e pacënuar, dinjitoze dhe jo “dru me pre” si Mirelarologjia, ndërsa i dyti një profesor dhe politikan karriere që i bën nder komunitetit gjirokastrit të përfaqësohet në aulën e parlamentit shqiptar. E ndërsa me profesor Tritan Shehun janë marrë dhe merren përditë në këto katër vite aq sa edhe gramatika është rëndur nga fjalori fyes në drejtim të tij, ditët e fundit në target qëndron edhe Entela Fico faji i të cilës është vetëm se vjen nga një familje me emër në Gjirokastër dhe që kërkon të maksimalizojë votën e PD në zgjedhjet e afërta parlamentare. Asetet e zonjës Fico në drejtimin profesional janë me bollëk pasi karriera e saj është bazuar tek meritokracia ndryshe nga kriteret që Rilindja zbaton përmes siluetës.

Entela Fico është një grua dinjitoze, bashkëshorte që cmon familjen si pasurinë më të shenjtë dhe që integritetin e saj profesional e ka të bazuar mbi arritjet vetjake që ka fituar në 20 vitet e fundit. Sulmet që silurohen ndaj saj, janë tregues i një xhelozie të shfrenuar në kushtet e një paniku të madh që po përjetohet shumë keq nga rilindasit në Gjirokastër. Në kushtet e mungesës së një argumenti, histeria e Rilindjes nuk ndalet para asgjëje duke trilluar dhe fantazuar që vetëm një mendje me gramaturë të cunguar mund të prodhojë. Nuk është momenti të analizojmë shkallën e histerisë tek kundërshtari politik pasi sot më shumë se kurrë, gjirokastritëve po u jepet shanci për t’u përfaqësuar në kuvend nga emra që zgjojnë zilinë e qenërisë dhe tërbojnë tundimin viral të zgjebeve me pushtet.

Ndaj dhe primaret në Gjirokastër të demokratëve dy ditë më parë, treguan se Entela Fico është një emër që zor se kontestohet për atë që ajo është, cmon dhe përfaqëson vlerën si grua intelektuale dhe nesër politikane.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu