Rrezimi i Murit te Berlinit ne 1989, shenoi fundin e komunizmit ne gjysmen e Europes. Sot 30 vjet pas renies se kesaj barriere ish kryediplomati shqiptar Tritan Shehu evokon kete ngjarje te rendesishme dhe njekohesisht edhe rolin qe ka luajtur ne ate periudhe Papa Vojtila.

Permes nje statusi ne FCB, zoti Shehu cmon dy figurat qe nxiten ndryshimin e shumepritur ne Europen e asaj periudhe, Papa Vojtilen dhe ish presidentin amerikan Ronald Reagan.

Statusi i plote i zotit Shehu. 

Rrezimi i Murit te Berlinit na evokon sot Presidentin Regan dhe Papa Vojtilen.
Zhdukja e asaj barriere 30 vite me pare shenoi fundin e komunizmit, nje nga tragjedite me te medha ky per njerrezimin, rilindi shpresen duke hapur nje epoke te re.
Dhe ne kete pervjetor te asaj ngjarje me vlera te pa llogariteshme ne histori nuk mund te mos kujtojme dy figurat e ndritura, qe secili me menyren e tij, hapesirat e tij, fjalet apo veprat e tij, punuan me guxim, kembengulje e mencuri per te bere te mundur ate ndryshim madhor te rruzullit pa miliona te vrare kesaj here, ne favor te paqes, lirise, vlerave, te drejtave universale.
Presidentin e madh Regan dhe personalitetin me te shquar te periudhes moderne te njerrezimit, Papa Vojtilen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu