Dyshimeve te forta per prekjen e nje emigranti me Coronavirus i eshte dhene pergjigje. Nga 26 emigrante qe jane strehuar ne hotelin ”RIVE” ne Gryken e Kelcyrës, njeri prej tyre duket se eshte rasti i pare i konfirmuar i prekjes nga COVID-19. Behet fjale per nje 54 vjecar nga Fieri.

Testi emigrantit i eshte bere nje dite me pare se bashku me 20 emigrante te tjere qe mberriten nga Greqia permes Kakavijes. Emigranti kishte shfaqur shenja te besueshme te virusit te rrezikshem dhe nderkohe qe specialistet e NJVKSH moren kampione nga sekrecionet e tij per t’i analizuar ne kryeqytet. Pas analizave te bera u konfirmua, qe rasti ne fjale eshte pozitiv me virusin COVID – 19.

Sic duket i prekuri 54 vjecar eshte i pare qe ”inaguron” koronavirusin ne Qarkun e Gjirokastres.

I infektuari tashmë do të karantinohet në Durrës.

Menjëherë sot fillon dizinfektimi i mjedisit të karantinës ndërsa parashikohet marrja e dhjetëra tamponëve.

Tashme listes se qarqeve te prekura me COVID – 19 i’u shtua edhe Qarku i Gjirokastres.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu