Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin vjetor të Qendrës Europiane të Drogërave. Sipas Metës, raporti është një këmbanë e fortë alarmi, që duhet të bashkojë të gjitha përpjekjet, për të mos lejuar përsëritjen e këtij fenomeni që ka dëmtuar Shqipërinë. Ndër të tjera kreu i shtetit është shprehur se në këtë drejtim nuk duhet të neglizhohet pasi ndryshe do të ketë pasoja të rënda për vendin.

Reagim i Presidentit të Republikës Ilir Meta:

Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.

EU-Drug-Markets_Covid19-impact_final

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu