Në një raport të Kombeve të Bashkuara mbi konsumin botëror të drogës,

Shqipëria mban një ndër vendet e para në Europë për konsumin më të lartë vjetor të kokainës ndër moshat 15-64 vjeç.

Në dy vendet e para kryesojnë Mbretëria e Bashkuar me 2.7% dhe në vend të dytë vjen Shqipëria me 2.5% të popullatës që konsumojnë kokainë.

Në vend të tretë renditet Holanda e cila hyn në shtetet me mbi 2% të popullatës që konsumojnë kokainë, duke marrë parasysh që në këtë shtet konsumi i kanabisit është i ligjshëm.