Mblidhet Komisioni për Sigurinë Kombëtare. I pranishëm për të dhënë detaje lidhur me sigurinë në vend është edhe kryepolici Ardi Veliu, i cili ka folur me shifra për punën e sigurisë.

Në fjalën e tij, Veliu tha se nga radhët e Policisë ishin infektuar 22 punonjës nga pandemia e koronavirusit. Por sqaroi se tanimë të gjithë ishin shëruar plotësisht dhe se ishin rikthyer në detyrë. Më tej, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, raportoi për shifra në ulje të krimeve në vend.

“25 të prekur nga radhët e Policisë. Të gjithë deri më tani janë shëruar. Është rritur evidentimi i krimeve seksuale. Po shohim me shqetësim të dhunës në familje. Kanë shënuar rënie krimet e hakmarrjes. 39 mln euro janë sekuestruar për pastrim parash. Janë goditur 43 grupe kriminale. Mbetet shqetësim numri i lartë i aksidenteve rrugore, janë shunuar 1494 përplasje dhe 227 viktima. Kemi 14 viktima më shumë se në vitin 2018, por kemi të plagosur rëndë më pak,”-tha Veliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu