Raporteri Grupit të PPE për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega tha në debatin e sotëm në Komisionin e Punëve të Jashtëme se lajmet e bukura nga Tirana “nuk na bëjnë dot budallenj” dhe se raporti i paraqitur kishte nevojë për amendim.

Lega tha se 15 kushtet e vendosura për negociatat duhet të përmbushen realisht dhe se PPE e përkrah Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE. Eurodeputeti Lega deklaroi në qershor se qeveria Rama po tregohet e butë me baronët e drogës dhe e ashpër me gazetarët.

Muajin e shkuar, bashkë me dy kolegë, përmes një pyetje me shkrim drejtuar kryediplomatit të BE, Josep Borrel, ai i kërkoi atij sqarime se përse Komisioni Europian nuk ka përmendur shitblerjen e votës në raportin e vitit 2020.

Nisja e hetimeve ndaj të akuzuarve për blerjen e votave është një kusht thelbësor për BE dhe jo vetëm për PPE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu