Kryeministri Rama ka njoftuar se hiqet ora policore për zonat turistike në të gjithë Shqipërinë. Teksa ka komentuar protestën e biznesmenëve të cilët kërkojnë shtyrjen e afatit për lejimin e muzikës dhe aktivitetin e bareve dhe restoranteve, kryeministri thotë se në Lungomare ka një ndotje akustike të tmerrshme dhe propozon që kushdo që kërkon të kërcejë, mund të dalë në natyrë. Kryeministri gjithashtu ka njoftuar zgjatjen me një orë të muzikës nëpër lokale nga 20 korriku.

Reagimi i Rames:

Protestë në Lungomare për muzikën?

1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë.

2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu