Ish ministri i shendetesise Tritan Shehu, ka reaguar me nje shkrim ne fb per situaten e coronavirusit ne vend, ku ka vene theksin tek deshtimi i qeverise dhe kryeministrit Rama ne manaxhimin e situates ne fjale.

Shehu qe ne profesion eshte mjek, e fillon shkrimin e tij: ”Vetem dy dite mbasi ai cvleresoi publikisht rolin thelbesor te testimeve, ne fakt duke guxuar te “rekomandoje” edhe fillimin e mjekimit pa ato, ai sot publikon foto nga laboratori PCR i IShP per te “shplare” nga kujtesa e qytetareve ato cfare tha.”

Per me shume ndiqni te plote shkrimin e tij:

Vetem dy dite mbasi ai cvleresoi publikisht rolin thelbesor te testimeve, ne fakt duke guxuar te “rekomandoje” edhe fillimin e mjekimit pa ato, ai sot publikon foto nga laboratori PCR i IShP per te “shplare” nga kujtesa e qytetareve ato cfare tha.

Per kete une deshiroj te shpjegoj se vertet qe ne IShP funksionon nje laborator i tille, por qe nuk mund te realizoje me shume se 800 te tilla ne 24 ore dhe qe se bashku me ato te ISUV e te QTGJ ne maksimumin e tyre arrijne ne 1300.

Ndersa vendi sot ka nevoje minimalisht per 5000 teste me tampon, PCR, gratis ne dite, ku nuk perfshihen ato qe qytetari ben me pagese te privati.
Qytetaret duhen ftuar per te shkuar e per tu testuar ne qendra te shumta te shperndara sa me afer tyre dhe pergjigja duhet t’u jepet ne maksimumin e saj ne harkun e 24 oreve, kjo do te thote epidemiologji, diagnostikim e mjekim i standarteve europiane e jo afrikane, ku na ka renditur ky Kryeminister!
Krahas ketyre duhen dhe mijra e mijra testime imunologjike (me gjak apo nga fyti), per depistime masive e orientim, gje qe do te kishte filluar prej muajsh, nqs laboratoret e vendit nuk do te bllokoheshin dhe jo te thuhet sot:
Prisni dhe 8-10 jave akoma-parodi e cinizem ky!
Per te kuptuar ironine e deshtimin e Rames e per t’i shpjeguar opinionit se cfare do te thote te testosh realisht per Covid, po ju njoh me disa foto te ketij procesi ne bote:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu