Edi Rama ka sulmuar sërish BE-në për diferencimin sipas tij, që i ka bërë Ballkanit për të siguruar vaksinat anti-Covid nga Pfizer.

Në një reagim në Tëitter, Rama shprehet se ka një marrëveshje paraprake me kompaninë Pfizer për të nisur vaksinimin në janar.

Reagimi në Twitter:

Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

I papranueshëm moralisht, politikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt.

Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu