Nga Tritan Shehu ish minister i jashtem i Shqiperise

Vucic me “Shengenin”, “lideri” i Ballkanit Perendimor!!
Megjithese “samiti” i dates 10 nendor do te mbahet ne Oher, eshte Vucic ai qe sot ben ftesat e nderet si “zoti i shtepise” edhe per ate takim, deklaron qe eshte i kenaqur nga Rama e Zaev, i vlereson te gjithe etj.
Ai shpall axhenden, detajet, ben parashikimet.
Vetem dicka mban te fshehte, lidhjen e “Shengenit” te diktuar prej tij e me shkrues Ramen, me Eurasian e Putinit.
Fatkeqesisht po ndodh ajo qe ndjehej, ajo ku Rama na con me aventurizmin e keq orientimin e tij: Shqiperia zbehet me zyrtarizimn e rolit te Vucic e te Serbise si “violina” e pare duke na vendosur neve ne korr, disa ne liste “pritje”, ndersa Kosoven mbrapa liste.
Dhe te gjithe keta sipas ideatoreve te vertete te ketij “Shengeni”, kthehen ne nje zgjatim te Euroasin ne Ballkanin Perendimor.
E pastaj Rama sot ankohej pse nuk po na afrojne ne BE…ne fakt rrezikojme edhe te ne harrojne fare, nqs nuk i themi ndal ketyre projekteve antikombetare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu