Besnikeria qe ka treguar Ediola Brahaj ndaj PS dhe liderit Edi Rama, ka bere qe ky i fundit te shperbleje ish kreun e LSI ne Tepelene me nje vend ne listen e kandidateve per deputete ne zgjedhjet e 25 prillit.

Burime nga kryesia e PS ne qender, konfirmojne kete levizje te kryeministrit i cili ka ushqyer simpati per Brahajn pasi veprimtaria e saj ne parlament ka qene konform PS dhe te gjitha ligjet qe kane kaluar ne kuvendin e Shqiperise, Brahaj i ka aprovuar pa asnje medyshje. Nje ish deputet i PS ne vitet 2013-2017 per Qarkun e Gjirokastres ka informuar Jugulajm.net se kryeministri Rama nje muaj me pare ka imponuar angazhimin e Ediola Brahaj tek kryesuesi i listes se deputeteve te Gjirokastres Bledi Cuci, per te qene e pranishme ne organizimin e fushates tek strukturat socialiste, cka Cuci e ka mirepritur.

Vete Cuci mesohet se ka dhene aprovimin e tij per Ediola Brahajn qe te jete pjese e ekipit te kandidateve te deputeteve krahas tij dhe Mirela Kumbaros. Duket se Edi Rama i ka bere llogarite mire me vendosjen e Ediola Brahaj ne listen e deputeteve pasi influenca e saj tek elektorati i LSI ne Tepelene eshte egzistent cka do te kompensoje ate rudhje te mundshme qe do kete PS ne vota.

Ediola Brahaj vjen nga radhet e LSI pasi dy here ka qene kandidate per deputete ne zgjedhjet e 2013 dhe 2017 por vetem nje vit e gjysem me pare, enderra e saj u realizua pas djegijes se mandateve te opozites se bashkuar duke zene vendin e lene vakant nga ish deputeti Vangjel Tavo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu