Nga Dritan Kaba

Edi Rama po ben aktin e fundit ne sherbim te bandave te krimit te organizuar dhe oligarkeve, qe nuk kane paguar taksat ne kete vend. Ai sapo shpalli se do beje nje amnisti ne kundershtim me çdo keshille nga organizatat nderkombetare. Pasi i mundesoi pasurimin e paligjshem, tanime ai do tu pastroje edhe parate!
Ky eshte skandali me i madh qe mund te ndodhe. Nga kjo amnisti do perfitojne vetem te paligjshmit! Ata, qe nuk kane paguar taksat. Ata, qe kane fitime te paligjshme nepermjet veprimtarive kriminale. Ata, qe i kane sherbyer ketij per te rrembyer votat dhe i kerkon serish per ta mbajtur ne pushtet.
Edi Rama eshte kapur ne flagrance nga krimi i organizuar. Shqiperia do kthehet edhe de jure vendi i pastrimit te parase me ligj! Emigrantet shqiptare nuk kane nevoje per kete ligj siç deklaron Rama. Ata i kane te gjitha te deklaruara ne vendet ku puojne dhe nuk mbajne para me thase. Jane pikerisht bandat e droges dhe oligarket, qe kane nevoje per kete ligj. Ata po ja kerkojne kete.
Keshtu ai do u jape mundesi bandave te pastrojne parate e pista. Ai do i mundesoje edhe Mafias nderkombetare pastrimin e fitimeve kriminale nepermjet ligjit. Ashtu si po i jep mundesine per te sjelle mbetjete e rrezikshme ne vend. Mos e harroni asnjehere ligjin e tmerrshem per importin e mbetjeve, qe me pas e beri me VKM per t’i ardhur ne ndihme Mafias nderkombetare!
Pas ketij ligji Shqiperia do te kthehet ne nje vend ku do te sundoje perfundimisht krimi dhe Mafia.
Deputetet dhe ministrat, qe do e miratojne kete “amnisti” ne emer te emigranteve, qe pikerisht ky individ i korruptuar i ka bere me mijera, i ka detyruar te braktisin shtepite dhe tokat e tyre, duhet te mbajne pergjegjesi ligjore per bashkepunim te hapur me krimin e organizuar, jo vetem shqiptar, por me Mafian nderkombetare.
Ndaj sa me shpejt te bjere kjo qeveri, aq me shpejt mund te shpetojme Shqiperine nga kjo e keqe, qe nuk njeh kufij.
Ndaj se bashku te gjithe ne 2 mars te bashkohemi pert’i treguarkesaj qeverie mafioze se Shqiperia nuk eshte vendi i plehrave te rrezikshme, i droges dhe lavatriçja e parave te pista te botes kriminale, por vendi i shqiptareve te ndershem, punetore dhe kurajoze.
Te gjithe bashke me 2 mars per t’i thene ndal kesaj bande, qe ka mare peng Shqiperine!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu