Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në daljen e tij të parë publike pas vendimit të faktorit ndërkombëtar për mos’hapjen e negociatave, tha ndër të tjera se përgjegjësi kryesor për dështimin e këtij procesi është vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama dhe nuk është problem i vendeve evropiane siç po kërkon ta shesë Rama, por është problem i keqqeverisjes që Rama i ka bërë Shqipërisë në këto vite.
‘Partia Demokratike dhe unë personalisht, kemi punuar fort për të bindur miqtë tanë që ta transformonin jonë e tyre në një proces kushtëzimi që do të mundësonin reformat dhe Po-në për hapjen e negociatave.
Kjo sepse kryeministri shqiptar vuri fatin e tij mbi fatin e shqioptarëve. Ka një përpjekje për ta shitur dështimin si një çështje të BE-së dhe jo një keqqeverisje të Ramës.’