Sot, ne nje takim ne Mallakaster kryeministri Rama eshte shprehur:

”Pse duhet të shkojë një i ri nga Mallakastra në Greqi të punojë për të tjerët, duke pasur këtu tokën e vet dhe tokën e gjyshit. Me një projekt të thjeshtë mund të ndërtojë një destinacion ku mund ta ketë plot e përplot me turistë gjatë gjithë vitit dhe të garantojë të ardhura që janë shumë më të mëdha se të ardhurat që mbledh jashtë duke punuar për të tjerët.”

Kreu i qeverisë bëri me dije se sot jemi në kushtet kur në fund të vitit mund të regjistrojmë 500 milionë eksporte. Kjo është një shifër serioze, por e pamjaftueshme.

”Sot eksportojmë më shumë, por mund të bëjmë shumë më tepër. Ama këto eksporte janë produkte të njerëzve që po ia shohin hajrin punës në bujqësi. Ne duam të arrijmë në 1 miliard eksporte në fund të kësaj dekade. Unë i sfidoj ata që punojnë në Greqi dhe Itali të shikojnë sa marrin atje nga italianët dhe grekët dhe të shikojnë se sa marrin në fushën e Lushnjës. Tha njëri në Lushnje ne nuk i deklarojmë pagat se janë më të larta që japim.”, tha Rama.