Gazetarja Erisa Zykaj, e cila punon nga Brukseli ka komentuar deklaratën e shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, duke thënë se ajo nuk e ka tagrin për të caktuar data apo kushte për negociatat, pasi këtë e bëjnë vendet anëtare të BE-së.

Zykaj në një lidhje “Skype” me emisionin “Tempora”, u shpreh se BE ka ndryshuar metodologjinë, pasi duan reforma reale dhe jo vetëm në letër.

“Të gjithë do të donim që të mos kishim 15 kushte, por nuk është Calavera që vendos për kuadrin negociues dhe datat negociuese, por janë shtetet anëtare. Calavera do që të nxisë vendin tonë që të shkojë përpara. Nëse do të thoshte se do të kishte 15 kushte do të demoralizohej vendi ynë, ndryshe nga Maqedonia e Veriut që nuk ka asnjë kusht.

BE ka ndryshuar metodologjinë, pasi duan reforma reale dhe jo vetëm në letër. KiE ka dëshirë që vendi ynë të ecë përpara, por vendet anëtare thonë se janë 15 kushte. Pa këto kushte nuk do të  merrej vendimi”, tha Zykaj.

Më herët, Kryeministri Edi Rama në një reagim në mediat sociale publikoi një deklaratë të Genoveva Ruiz Calavera, ku tha se 15 kushtet nuk ekzistojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu