Kryeministri Edi Rama prezanton sot në orën 11:00 në ambientet e ArtTurbinës, paketën speciale Anti-KÇK, ku në fokus do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe pasurive të tyre, duke përfshirë këtu edhe kriminelë të rrezikshëm, të cilët përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, kanë mundur që t’i shpëtojnë drejtësisë.

Ndërkohë, ditën e djeshme Rama është shprehur se kjo paketë do të godasë të gjitha foletë e krimit dhe sipas tij kjo do të arrihet me mbështetjen e SHBA dhe BE si dhe ndihmën e përfaqësuesve të tyrë në Shqipëri.

Por çfarë është KÇK?

Sipas Ramës, “KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri”, ku janë përfshirë prokuror dhe gjyqtar që do largohen nga Vettingu. Kreu i qeverisë ka premtuar që brenda këtij muaji, Policia do të bëjë një megaoperacion për goditjen e bandave që operojnë në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu