Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat lidhur me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19 në vend.

Rama e konsideroi tepër të vështirë për vendin një karantinë të dytë të përgjithshme, ndërsa apeloi qytetarët të respektojnë masat e protokollit anti-Covid.

Kryeministri Rama bëri me dije në një deklaratë për shtyp me ministren e shëndetësisë se maskat do të jenë të detyrueshme dhe në ambjentet e jashtme.

Kjo masë parandaluese ndaj koronavirusit do të futet në fuqi duke filluar nga java e ardhshme.

“Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maska do jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, mos të ketë asnjë iluzion, asnjë individ që mund t’i shmanget gjobës”, lajmëroi kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu