Nga Tritan Shehu-ish Minister i Jashtem

Rama ne panik nga diskutimi per ”Ballkanin e hapur“ i mbyll gojen “Kosoves”, por dhe Merkelit!

Se pari nje falenderim te thelle per Kancelaren Merkel, per cfare ajo dhe Gjermania ka bere per Shqipernie, Kosoven, Ballkanin Perendimor:

–Ka qene ajo nje mbeshtetese e pa epur e integrimit tone europian.

–Ishte ajo qe beri te deshtoje plani i rrezikshem per te gjithe Rajonin i ndryshimit te kufijeve Kosove-Serbi, i ushqyer nga endrat per Serbine e Madhe.

–Eshte ajo e Gjermania, qe nuk rekomandojne dhe sot si nje forme te dobishme per bashkepunin rajonal te ashtuquajturin “Ballkan i hapur” alias “Jugosllavia e Re”.

–Eshte ajo e Gjermania, qe konsiderojne te domosdoshem bashkepunimin rajonal, por me te gjitha vendet te barabarta ne ate, nen projekte te BE, te drejtuara nga BE e me garante BE, sic eshte “Procesi i Berlinit”.

–Eshte ajo, qe dhe sot theksoi se procesi i antaresimit ne BE eshte nje proces individual i shteteve te BE, ne baze te plotesimit te standarteve nga secili, duke i kujtuar Rames kushtet e Gjermanise e Brukselit.

Pra ne kete menyre ajo sot ju kundervu dhe:

1–Projektit te Vucic per “Jugosllavine e Re”.

2—Alibise se Rames per mos hapjen e negociatave te Shqiperise gjoja prej problemeve te Maqedonise se Veriut me Bullgarine, duke fajesuar per kete vetem keq qeverisjen e tij.

Ndersa Rama i tmerruar nga e verteta, ne ate konference shtypi kerkoi t’i mbylle gojen gazetareve te Kosoves edhe Merkelit vete, duke mos lejuar te flitej pikerisht per keto ceshtje, qe ishin dhe kryefjala e kesaj vizite ne Rajon.

Ai tentoi te kaloi cdo gje me nje paraqitje te tij, qe ishte shume e ngjashme me cfare tha dhe Vucic ne Serbi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

39

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu