Nga Tritan Shehu  ish minister i jashtem i Shqiperise

Vucicit nepermjet “Shengenit Ballkanik” te tij po i jipet lidershipi ne «Jugosllavine e Re», ndersa shqiptaret po humbin rolin paresor per stabilitetin e Rajonit.
Nderkaq “Unioni” i Vucicit me Ramen pa «busull» nen «petkun» e levizjes se lire tashme reale, po kthehet ne nje “ngrehine”, qe gjeneron idete skeptike per integrimin e Rajonit dhe me Traktatin Serbi-Euroasin shkon drejt tij.

I tille ky nuk perputhet me aspiratat Perendimore e Europiane te Rajonit dhe bije ndesh me interesat tona jo thjesht prej zbehjes se rolit te Shqiperise apo prej anashkalimit te Kosoves, por edhe sepse na devijon orientimin.
Shqiptaret e Rajoni e kane te ardhmen ne BE, gje qe arrihet duke implementuar secili vend standartet e modelet e «Brukselit» ne lidhje direkte me ate e jo duke u bashkuar ne «Unione» sui generis, alternative e periferike.


Ky «Shengen» larg partneritetit dobiprures, ne opsionin e tij me te mire cvendos vemendjen nga permbushja e standarteve te Brukselit e rigjalleron idene per Rajonin vetem si nje njesi e larget orbitale e BE-se..,ne realitet eshte me keq!
Per ne qe e kemi «busullen» nuk eshte «bashkimi» ne Lindje me Serbine aspirata e jone, por eshte ajo ne BE me vendet antare te tij gje qe justifikon sot te tilla «Unione» vetem me ato shtete, vecanerisht fqinje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu