Komisioneri i Zgjerimit të BE, Oliver Varhelyi vendosi sot një kusht të ri për qeverinë e Shqipërisë, zgjedhjet e drejta dhe të lira të 25 prillit.

Ai ka deklaruar se Europa shpreson që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një provë e parë e funksionimit të demokracisë në Shqipëri.

Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama, Komisioneri i Zgjerimit theksoi se Shqipëria s’duhet të ndalojë së punuari edhe gjatë fushatës elektorale, por të vijojë me mbajtjen e premtimeve për të bindur Këshillin e Europës.

Në një konferencë për shtyp, së bashku me Josep Borell, zëvendës president i Komisionit Europian dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi Kryeministri Rama ka shprehur pakënaqësinë e vendit tonë për lënien mënjanë të rajonit për shpërndarjen e vaksinës.

Kryeministri foli edhe edhe për integrimin e vendit në BE, duke thënë se Shqipëria sipas tij i ka përmbushur detyrat për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Së dyti jam i lumtur të dëgjoj atë çka kemi dëgjuar në rrethana të ndryshme, ndërkohë që theksohet nga ju që Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte për çeljen e konferencën së parë ndërqeveritare. Ne e dimë si shkojnë gjërat, më e rëndësishme për ne është që ne e kemi bërë punën tonë dhe jemi përherë shumë të vëmendshëm të dëgjojmë Komisionin, sepse është mekanizmi më i lartë vlerësues të progresit të një vendit”, u shpreh kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu