Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër të prerë që asnjë i moshuar apo pensionist të mos dalë në rrugë. Në një videocall me ministrat, Rama tha se nuk duhet të dalë asnjë i moshuar, dhe se policia duhet t’i kthejë mbrapsht. Rama gjithashtu u shpreh se nuk lejohen më as ecjet dyshe në rrugë, edhe nëse janë burrë e grua.

“Gjëja që duhet bërë është që asnjë pensionist të mos dalë në rrugë. Policia do ndalojë çdo pensionist dhe do t’i thotë, ‘xhaxhi ik në shtëpi’, s’ka më jo po shkoj këtu, e jo po shkoj atje. Asnjë pensionist në rrugë. T’i thonë, nuk kalon dhe kthehu mbrapsht, ik në shtëpi. Apo ecjen në këmbë, dyshe. Jo, jemi burrë e grua. Të gjithë një nga një. Të ecin të mbarojnë punë dhe të shkojnë në shtëpi,”– u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu