Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh të qartë të gjithë ministrave, gjatë kohës që ata do jenë në detyrë, sa i përket respektimit të ligjit.

Rama ka qenë i prerë duke thënë se ai e as PS nuk do t’i dalin në mbrojtje askush që do të shkelë në “dërrasë të kalbur”, duke nënkuptuar veprime që bien në kundërshtim me ligjin.

Kreu i qeverisë tha se në faqen e re online të qeverisë do të ketë një rubrikë të dedikuar për informimin e publikut dhe se ata zyrtarë që nuk do të thonë të vërtetën do të mbajnë përgjegjësi morale, por edhe ligjore nëse do të jetë nevoja.

Do ju ruaj shpinën nga çdo erë kundër jush, por as mua as PS nuk do ta ketë mbrapa kush do dalë nga korniza e ligjit”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu