Një ditë pasi bëri bilancin e punës së qeverisë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë rozë anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste.

Burimet bëjnë të ditur se në mbledhjen e sotme do të diskutohet për zgjedhjet brenda partisë, të cilat janë shtyrë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Po ashtu në mbledhjen e sotme do të diskutohet edhe për mbajtjen e kongresit, që pritet të jetë në muajin shkurt.

Një çështje tjetër që kryesia e PS do të diskutojë është edhe ajo për bashkitë Vorë dhe Shkodër.

Pritet që në fund të mbledhjes të ketë edhe një komunikim për mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu