Ish ministri i Jashtem, Tritan Shehu, ka reaguar me nje shkrim ne rrjetin social te fb-se, ku shprehet, se kryeministri Edi Rama me arrogancen e treguar ndaj Europes, e cila kerkon pritjen e mendimit te Komisionit te Venecias para se Kuvendi të votoje definitivisht ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tregon se eshte nën panik nga vota e lirë.

Ja reagimi i plote Shehut:

Rama bllokuesi i integrimit…e pastaj presim hapjen e negociatave!
Perseri dhe sot.

Pergjigje arrogante e provokuese e Kryeministrit ndaj kerkeses se Komisionerit per zgjerim Z. Varhelyi dhe reporterit per Shqiperine ne PE Lega, qe kerkojne pritjen e mendimit te Komisionit te Venecias perpara se Kuvendi te votoje definitivisht per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor.

Ne kete menyre Rama nen panik nga vota e lire po cfaqet perseri jo vetem si deformuesi i demokracise sone, shkateruesi i proceseve demokratike midis se cilave atij te zgjedhjeve, por dhe si bllokuesi i proceseve tona te integrimit e avancimit te celjes se negociatave.
Pa asnje dyshim keshtu ne vetem largohemi nge Europa e Perendimi per te perfunduar ne bunkeret lindore te Kryeministrit.

Dhe per te gjithe kete krim kombetar te tij ai fshihet mbas atij Paralamenti antikushtetues 122 deputetesh me 42 pupace brenda.

Tashme askush nuk ka iluzione, jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne te gjithe familjen tone demokratike e Perendimore per cfare Rama mund t’i ofroje demokracise shqiptare e afrimit tone me Brukselin, asgje, vetem largim prej tyre, gje qe do te perfundoje definitivisht me 25 prill.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu