”Rama nuk duhet te shkoje ne Beograd per firmen e radhes mbas notes 4, qe i dhane ne Berlin per “Jugosllavine e Re”! – Keshtu e nis shkrimin e tij ne rrjetin social te fb-se ish deputeti demokrat dhe ish ministri i jashtem i Shqiperise Tritan Shehu. Nder te tjera Shehu thekson, se “Konkluzionet gjermane folen nga Berlini per nje bashkepunim gjithe perfshires Rajonal per te shtyre ne rrugen Europiane, duke permendur per kete vetem procesin e Berlinit, CEFTA e Zona ekonomike Rajonale, projekte te iniciuara e nen kontrollin e Brukselit”.

Ja shkrimi i plote i Shehut: 

Rama nuk duhet te shkoje ne Beograd per firmen e radhes mbas notes 4, qe i dhane ne Berlin per “Jugosllavine e Re”!
Me gjithe kohen qe i kushtoi ne shpjegimet e tij si alibi per kete projekt, ai nuk arriti qe ta “kaloje klasen” e as te binde njeri per te kunderten: ai “Shengen ballkanik” ngeli dhe ne kete provim te fundit.
Rekomandimet zyrtare gjermane ishin te qarta e ne funksion te stabilitetit e integrimit europian te Rajonit e jo ne mbeshtetje te te tilla aventurave, qe te cojne drejt Euroasian ruse, qe “kurrorezojne” Vucic e endren serbe, duke anashkaluar Kosoven e vendosur si “sejmene” shqiptaret.
Konkluzionet gjermane folen nga Berlini per nje bashkepunim gjithe perfshires Rajonal per te shtyre ne rrugen Europiane, duke permendur per kete vetem procesin e Berlinit, CEFTA e Zona ekonomike Rajonale, projekte te iniciuara e nen kontrollin e Brukselit.
Dhe nuk mund te ndodhte ndryshe, aventurat larg interesave kombetare, Rajonale e Europiane, perfundojne e do te perfundojne ne Kosh!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu