Kryeministri Edi Rama deklaroi i qëndron vendimit të tij se nuk do të heqë taksat për naftën. Ai u shpreh se protestuesit dalin me “X5 në protestë dhe bëjnë drita me iPhone”, ndërkohë që Evropa solidarizohet me ukrainasit që kanë bombat mbi kokë.

Ai e quajti “turp i dheut” ngritjen e qytetarëve në protestë, duke thënë se “në këtë periudhë është koha për tu ndier mirë, që ke mundësi të paguash më shumë nuk është për të vënë kujën”.

Ne nuk jemi këtu të ulim naftën për ata që duan të furnizojnë fuoristradat X5 për të bllokuar rrugën për turpin e dheut. Ndërkohë që gjithë bota Evropa del në protesta për t’u solidarizuar me ata të shkretët që kanë bombat mbi kokë”.

“Në këtë kohë, është momenti për t’u ndjerë mirë që ke mundësi për të paguar më mirë. I vetmi vend i NATO-s, i Evropës, i botës që del dhe bën protesta për llogari të disa personave që duan të përfitojnë nga situata”.

‘Këtu janë disa që dalin me makina X5 dhe bëjnë protesta me drita iPhone. Nuk kanë pensionistët drita iPhone dhe as vetura për të mbushur dhe nuk janë pensionistët apo gratë që marrin autobusin e furgonin, ndotëse të mjedisit, mjedisin e ndot djegia e karburanteve ndaj ata që kanë mundësi më shumë pavarësisht rritjes së çmimit do paguajnë më shumë”, tha Rama