Në një mbledhje të dytë të qeverisë të zhvilluar diten e sotme kryeministri Edi Rama ka kërcënuar mediat me mbyllje nëse publikojnë lajme që sipas tij janë të papranueshme në këtë situatë. Rama tha se ligji për gjendjen e jashtëzakonshme ia jep edhe këtë të drejtë.
”Iu bëj thirrje të gjithëve duket besuar se i bëjnë nga mungesa e një reflektimi pak të cekët, që të mos na detyrojnë që nga gjendja e jashtëzakonshme, që të marrin masa që t’ju fikimin dritën e ekraneve. Është jo njerëzore mbi të gjitha, në kushtet kur njerëzit kanë marrë arratinë nga shtëpitë, në të shumtën e herës edhe të nxitur nga mungesa për të arsyetuar qartësisht nga lajmet e rreme, ata të cilët kanë përgjegjësi t’i shfaqen publikut si ndërmjetës të përfshihen në të lloj veprimtarie, që s’ka sensin se njerzillëkut, të ndalen për të qetësuar shpirtrat e njerëzve. Ata bëjnë parashikime, këto janë krime. Kjo është kohë për psikologët, nuk është kohë për astrologët. Broçkulla”, – u shpreh Rama.
Në fakt Rama është i vetmi që ka bllokuar ekranet prej mëngjesit të së martës. Ai dhe ministrat, prefektet kanë marrë më shumë zë se askush në këto ditë të vështira. Mbyllja e ekraneve kritikë ka qenë një dëshirë e kahershme e kreut të qeverisë të cilën po përpiqet ta realizojë edhe me ligjin special mjaft të kritikueshëm dhe tani gjeti arsyet për ta bërë realitet.