Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Ersekë ku dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me banorët e kësaj zone.

Rama gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë është ndalur dhe te fenomeni më i përhapur së fundmi, largimi i të rinjve nga vendi.

Kryeministri u shpreh se dhe ai vetë ka qenë emigrat, prandaj dhe nuk ja ndalon askujt ta provojë.

“Unë kam qenë emigrant dhe e di për çfarë flas. Mua smë ka dalë keq dhe nuk i them askujt mos e provoj, kjo është sipas njeriut, nuk ka të drejtë askush, shtet qeveri që dueht ti tregojë po ose jo, por kurrë me kontrabandistë dhe rrugë ilegale për të harzhuar të gjithë ato para dhe duke mos ditur ku përfundon, edhe kurrë me idenë që këtu nuk ka mundësi. Sot ne po aofrohemi gjysëm miliardi euro eksperote bujqësore që as nuk imagjinoheshin”, tha kryeministri Rama.