Kryeministri Rama ka paralajmëruar se do të kthejë në gërmadhë bregdetin shqiptar, në kulmin e sezonit turistik, i goditur fort për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Duke tentuar gjoja për të prishur ndërtimet pa leje, Rama shkruan në Facebook se do të shkatërrojë të gjitha ndërtimet në bregdet, duke penguar pushuesit që të vijnë.

Reagimi i Edi Ramës:

Javën e ardhshme forcat Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të nisin operacionin ‘Bregdeti Ynë’, për të fshirë nga harta e pasurisë më të madhe të popullit shqiptar çdo ndërtim pa leje, duke nisur me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal dhe për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit (qoftë në krejt zinxhirin e ndërtimit nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve, e qoftë në radhët e vetë policisë, nga shefa e deri tek punonjës, që me veprimet a mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit.

Pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit.

Apeli për shkelësit është i thjeshtë: Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit ‘Bregdeti Ynë’, do të jetë shumë vonë për ju.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu